Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga presidentja Justina Shiroka-Pula.
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi

Ai e ka cilësuar dekretimin e këtij ligji si fillim të një kapitulli të ri për drejtësinë dhe barazinë në vend.
“Të nderuar kolegë të kabinetit qeveritar, të dashur qytetarë të Republikës, pas shumë përpjekjesh tona përballë një serie e kundërshtimesh e pengesash që na u vunë në rrugë, madje në mënyrë të përsëritur, javën që shkoi, Presidentja e Republikës, Justina Shiroka Pula, dekretoi ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Urime të gjithëve dhe le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri, të mirë, të mbarë për drejtësi dhe barazi”, ka shtuar Kurti./EO
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rizvanolli tregon arsyet e vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Çitaku reagon për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë

Dogana thotë se ka shënuar rritje të të hyrave për 5.7 për qind më shumë se vitin e kaluar

