Takimin e radhës në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me deputeten finlandeze, njëherësh Kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokratike në parlamentin e Finlandës dhe Kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen.
Kurti në Mynih takoi Tuppurainen, diskutuan për marrëdhëniet mes Kosovës e Finlandës

Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Znj. Tuppurainen shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

