LAJME

Kurti me ministrat viziton BIK-un, flet për rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë

Kurti me ministrat viziton BIK-un, flet për rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2024, 08:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrat e Qeverisë së Kosovës, kanë vizituar Bashkësinë Islame me rastin e festës së Kurban Bajramit ku janë pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Kurti pas takimit ka treguar për rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë.

“Të gjithë besimtarëve e qytetarëve të vendit tonë, shqiptarëve kudo që janë ua uroj festën e Kurban Bajramit. Kjo festë na përkujton rëndësinë e sakrificës, por mbi të gjitha rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë. Nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhënia e mirë ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se në shoqëri, në komb, duhet të jemi të bashkuar e të ndihmojmë njëri-tjetrin sa të mundemi./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika