LAJME

Kurti i dërgon mesazh ngushëllimi familjes Delija që humbi vajzën nga përmbytjet në Gjermani

Kurti i dërgon mesazh ngushëllimi familjes Delija që humbi vajzën nga përmbytjet në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2021, 14:52

Kryeministri i Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Raza Delija, e cila humbi jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.

Vdekja e saj u konfirmua pak ditë pas vdekjes tragjike nga vërshimet, të bashkëshortit të saj, Shaban Delija.

Telegrami i plotë i ngushëllimit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Raza Delija, e cila humbi jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.Vdekja e saj u konfirmua pak ditë pas vdekjes tragjike nga vërshimet, të bashkëshortit të saj, Shaban Delija.Në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në fatkeqësinë natyrore që goditi Gjermaninë.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika