LAJME

Kurti: Do të vazhdojmë të mbrojmë drejtat e të gjithëve

Kurti: Do të vazhdojmë të mbrojmë drejtat e të gjithëve
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2023, 19:33

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me rastin e 75-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur të drejtat e gjithëve pa përjashtim dhe diskriminim.

Kurti, në një postim në platformën X, ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë promovimin e të drejtave të njeriut.

“Në 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Republika e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj Deklaratës, të parashikuar shprehimisht në Kushtetutën tonë. Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur – sot dhe çdo ditë – për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve, pa përjashtim dhe pa diskriminim. Dita e të Drejtave të Njeriut 2023”, ka shkruar Kurti./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika