- Reklama -

Kryeziu: PDK lidh koalicion me këdo, përfshirë edhe Vetëvendosjen

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Kadri Kryeziu, i cili është edhe njohës i çështjeve kushtetuese, është shprehur i bindur që do të dalin të parët nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por, ai thotë se meqë konfiguracioni kushtetues nuk e lejon që qeverinë të formojë vetëm një parti, PDK-së do t’i duhet të lidhë koalicion me subjekte të tjera, njofton Klan Kosova.

- Reklama -

Kryeziu s’e përjashtoi mundësinë që qeverinë ta krijojnë edhe me partinë e Albin Kurtit.

“Enver Hoxhaj do të jetë kryeministër i Kosovës. Jam shumë i bindur sepse në terren po e shohim një vullnet të madh dhe PDK do të jetë e para. Por, çdo parti që del e para duhet të bashkëpunojë edhe me parti të tjera. Udhëheqja e vetëm një partie nënkupton kalim në monarki, të cilën s’e do vullneti i popullit të Kosovës, kështu që do të bashkëpunojmë me partitë tjera. Ne s’kemi vija të kuqe për asnjërën parti absolutisht. Bëjmë koalicion me krejt, me këdo që është i gatshëm me bë shtetin, sepse na presin punë të mëdha. Më e madhja është puna me Serbinë, pastaj anëtarësimi në NATO dhe OKB. Ne ende s’e kemi njohjen juridike të përgjithshme, por vetëm njohjen faktike”.

Kryeziu në Info Magazine ka thënë se Kosova është shtet demokratik, parlamentar dhe duhet t’i nënshtrohet ligjit.

“Kemi nevojë për ligje të reja dhe në këtë drejtim duhet punë profesionale, sepse edhe kur po hartohen ligjet po ka mungesa. Prandaj, profesionistët janë të nevojshëm”.

Kryeziu ka thënë se i hyri garës në listën e PDK-së me qëllimin që të ndihmojë formimit të ligjeve në Kuvend.

Ai po ashtu ka komentuar edhe vendimin e Vetëvendosjes që të mos e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Gjykatës Supreme që ia ndaloi garën për deputet liderit Albin Kurti.

“Janë interesa politike. Nëse Vetëvendosje strategjikisht e ka parë se s’ka përfitim atëherë është në rregull. Gjykata Kushtetuese bën kontrollin e shtetit. Vendimet e Kushtetueses janë supreme dhe autoritetet e shtetit kanë për detyrë zbatimin e tyre dhe jo t’i debatojnë. Nëse nuk zbatohet është vepër penale”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort