Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se gjatë ditës ka mbajtur një takim me drejtorët e shkollave të Prizrenit në ambientet e DKA-së.
“Privilegj dhe kënaqësi që bashkë me drejtoreshën dhe stafin e DKA, të takoj reth 50 drejtorë të shkollave të Prizrenit. Energjia pozitive dhe përkushtimi që vërejta siguron që do të kemi performancë shumë të mirë.





