- Reklama -

Kryeministri Kurti numëron punët e Qeverisë për komuna dhe zhvillim rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përgjatë vitit 2022, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me grane dhe ndihma për zhvillimin rajonal.

Kurti, në një postim në Facebook, ka numëruar disa nga punët e realizuara të kësaj qeveria, për zhvillimin e komunave.

- Reklama -

Ndër këto të arritura, ai përmend Grantin e performancës komunale në vlerë 8 milionë euro, ndarjen e 1.5 milion euro për “Programin Komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal”m si dhe zbatimin e Projektit “Municipality 4 Youth” me vlerë 2,7 milionë dollarë, Programit për Zhvillim Rajonal: 17 projekte të investimeve kapitale në 16 komuna, në vlerë prej 1,4 milion euro.

“Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar në vlerë 3 milionë euro. Përfituan 335 biznese dhe gjeneruam 770 vende të reja pune; Programin për bashkëpunim me OShC, në vlerë prej 107 mijë euro. Nga 38 projekte, përfituan 200 të rinj dhe gra; Avancuam bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Janë paraparë mbi 25 milionë euro”, shkruan Kurti.

Kreu i qeverisë, si të arritura përmend edhe inicimin për zhvillimin e portalit E-Komunat për digjitalizim në nivel lokal, mbështetetjen e komunitetet nëpërmjet Fondit prej 1 milion euro, si dhe forcimin e të drejtave të komuniteteve nëpër komuna.

“ Hartuam Planin Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH me qëllim të anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare PQH; Miratuam Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, shkruan Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort