Kryeministri Albin Kurti ka uruar përfaqësuesit e komunitetit goran në Kosovë me rastin e 6 Majit, festës zyrtare të qytetarëve të komunitetit goran në Kosovë.
Gjatë takimit me ta, Kurti e ka vlerësuar të rëndësishëm rolin e tyre në orcimin e tolerancës dhe diversitetit në shoqërinë kosovare.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, priti në takime të ndara përfaqësuesit politikë, kulturorë e shoqërorë të komunitetit goran në Kosovë, me rastin e 6 Majit, festës zyrtare të qytetarëve të komunitetit goran në Kosovë – Ditën e goranëve.
Në një fjalë rasti, kryeministri Kurti ua uroi të gjithë pjesëtarëve të komunitetit goran në Kosovë këtë ditë.Kurti e vlerësoi të rëndësishëm rolin e komunitetit goran në forcimin e tolerancës dhe diversitetit në shoqërinë kosovare. Ai theksoi se e çmon lartë angazhimin e tyre në mbrojtjen e identitetit dhe ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve.
Përfaqësuesit e komunitetit goran e uruan kryeministrin Kurti për detyrën dhe ritheksuan vullnetin e gatishmërinë e komunitetit për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të Kosovës.