LAJME

Kryediplomati grek: Me Kurtin diskutuam për dialogun Prishtinë-Beograd

Kryediplomati grek: Me Kurtin diskutuam për dialogun Prishtinë-Beograd
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2021, 13:50

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka dhënë detaje për takimin që pati në Athinë me shefin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit, kryediplomati grek tha se së bashku me Kurtin diskutuan për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, dialogun Prishtinë-Beograd e bashkëpunimin ekonomik.

“Pas takimit tonë të fundit në Prishtinë, unë u takova me Kryeministrin A.Kurti në Athinë. Ne diskutuam perspektivën e # Ballkanit Perëndimor # BE, dialogun Beograd-Prishtinë dhe bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Dendias në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërsa, gjatë këtij takimi Kurti tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon teksa theksoi edhe rëndësinë që ka përkrahja e shtetit grek për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika