Home LAJME Krejt çfarë dihet rreth plaçkitjes në Suharekë

Krejt çfarë dihet rreth plaçkitjes në Suharekë

0
Krejt çfarë dihet rreth plaçkitjes në Suharekë

Të mërkurën rreth orës 15:45, katër persona të maskuar dhe me armë të gjata plaçkitën një argjendari në Suharekë.

Derisa tre prej tyre po i mbushnin çantat, i katërti bënte roje me kallashnikov para hyrjes së dyqanit.

Një patrullë e Policisë së Kosovës që ndodhje më së afri, iu përgjigj rastit duke shkuar te vendi i ngjarjes për ta ndaluar krimin, mirëpo me të arritur, ata hasën në rezistencë të armatosur.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy prej policëve janë lënduar dhe tani ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Sipas drejtorit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Alija, katër plaçkitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës që çon nëpër fshatrat e Ferizajt , me një veturë ngjyrë hiri me targa të vjedhura.

Tutje, ai ka treguar se të personat në fjalë i kanë gjuajtur disa pengesa nëpër rrugë për të penguar lëvizjen e qytetarëve apo edhe të policisë.

Malli që këta persona kanë plaçkitur brenda argjendarisë në Suharekë, ka vlerën e afro 250 mijë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here