Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke i cilësuar si dy nga simbolet më të ndritura të luftës sonë për çlirim dhe pavarësi.
“Sot, në ditën kur shënojmë 30 vjetorin e themelimit zyrtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – lëvizjes më të suksesshme popullore për lirinë dhe pavarësinë tonë — fati e deshi që të jem në Hagë, duke vizituar dy nga simbolet më të ndritura të luftës sonë për çlirim e pavarësi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Këta udhëheqës, krahas patriotëve të panumërt, sakrifikuan gjithçka që Kosova të merrte frymë lirie. Me të njëjtin zjarr në shpirt, ata sot qëndrojnë të palëkundur duke mbajtur peshën e historisë dhe shpresat e shtetit tonë. Duke mbrojtur luftën e popullit tonë për liri.”, shkruan Krasniqi në Facebook.





