Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një videoje ka bërë të ditura masat të cilat duhet të zbatojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së zgjedhjeve, pra të dielën e 14 shkurtit në Kosovë.KQZ ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID, ndërkaq thekson se duhet të mbahet distanca fizike në momentin që qytetarët janë në vendvotime.Njoftimi i plotë:
KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.
Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;
KQZ njofton qytetarët për masat që duhet të zbatohen me 14 shkurt

Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;Pas identifikimit, rivendoseni maskën;
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

298 shërbime emergjente në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

Abdixhiku takohet me Prattipatin, diskutohet tejkalimi i krizës institucionale

