Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) këtë të premte ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka vendosur që të largohen nga lista e votuesve rreth 150 mijë qytetarë që nuk kanë të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se largimi i këtyre personave nga lista zgjedhore do të bëhet vazhdimisht deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.





