Kosova në “listën e gjelbër”, prej sot kosovarët mund të udhëtojnë në Austri

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jul 8, 2021
Kosova në “listën e gjelbër”, prej sot kosovarët mund të udhëtojnë në Austri

sot, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën epidemiologjike “të gjelbër” të Austrisë, e cila lehtëson udhëtimet për qytetarët e atyre vendeve dhe udhëtarët që vijnë nga ai rajon në Austri.

Me dekretin që hyri në fuqi në mesnatë, qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë nga sot në Austri, përfshirë edhe si turistë.

Siç raportojnë mediat, deri më tani, vetëm Serbia dhe Maqedonia Veriore, si dhe Shqipëria, ishin në listën “e gjelbër”, kurse prej sot në këtë listë janë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Udhëtarët që vijnë nga vendet në listën “e gjelbër” mund të hyjnë në Austri pa karantinë nëse kanë një certifikatë vaksinimi, me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson – dhe organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH) – Sinofarm kinez dhe Sinovac.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika