Kosovëa është renditur ndër pesë vendet e para në Evropë me Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, thekson Raporti i Institutit Ndërkombëtar Gallup.
Me gjithsej 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, sipas “The Global Safety Report”, Kosova renditet në vendin e 14-të në nivel global, duke lënë pas Shqipërinë në vendin e 36-të ashtu si të gjitha shtetet e rajonit, si dhe shtetet e zhvilluara evropiane si Gjermania, Austria, Holanda, Belgjika, Franca e duke lënë shumë mbrapa edhe Mbretërinë e Bashkuara me 79 pikë në vendin e 69-të .
Ky vlerësim, sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, vjen si rezultat i punës profesionale dhe të koordinuar të institucioneve kosovare të sigurisë, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm të zyrtarëve tanë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë publike.






