Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mblodhi në mesditë vartësit e tij në mbledhjën e 212-të, për të shqyrtuar 16 pika të rendit të ditës.
Kurti mbledhjen e qeverisë e hapi duke folur për përurimin e sotëm të rinovimit të Klinikës së Urologjisë, dhe fushatës së korrje-shirjeve dhe disa aktivitete të tjera të ekzekutivit të ditëve që kemi lënë pas.
Para se të shqyrtohej Propozim-vendimi për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, Kurti tha Kosova sot i bashkohet memorializimit e përkujtimit për gjenocidin në Srebrenicë.





