- Reklama -

Kosova e Maqedonia e Veriut planifikojnë të mbajnë mbledhje në muajin janar

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj priti në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

“Kemi diskutuar shumë tema që i ndërlidhin vendet tona e si të mund të thellojmë bashkëpunimin tonë mes vendeve tona e qytetarëve tanë. Si ide ka qenë që të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive tona. Ku përsipër kemi marrë që në kohë sa më të shkurtër të mundshme ta realizojmë këtë mbledhje ku do të ketë marrëveshje të ndryshme të cilat janë në interes të vendeve tona.

- Reklama -

Balaj, tha se “për mbledhjen e qeverive ende nuk kemi caktuar datë por ndoshta do të mund të mbahej në muajin janar”.

Edhe Grubi ka thënë se në gjysmën e parë të muajit janar të vitit 2021, mund të mbahet një mbledhje.

“Kishim takim shumë të frytshëm dhe diskutim në detaje rreth gatishmërinë së dy vendeve tona për të mbajtur mbledhjen e parë. Kërkojmë që kjo mbledhje e qeverisë të mbahet sa më shpejt në javët në vijim. Më së voni ndoshta deri në gjysmën e parë të janarit.

Grubi tha se në takim janë diskutuar edhe tema tjera.

“Temat të cilat gjithashtu që i diskutuam janë edhe interkoneksioni me gaz dhe kjo do të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës. Diskutuam edhe autostradën Shkup Bllacë që të ndërlidhet edhe këtu. Pastaj edhe për pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Që nga dy pika të kemi një të përbashkët”, tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort