Sot do të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nënshkrimi bashkë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, do të bëhet në një ceremoni virtuale.
Kosova dhe Izraeli sot vendosin marrëdhëniet diplomatike

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet tyre në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump.
Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtim i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.Dokumenti që u nënshkrua ndarazi parasheh që Kosova të hap ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ramdan Braliu: LVV pritet të ruajë epërsinë elektorale, opozita ende pa alternativë bindëse

Ish-ambasadori Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

SBASHK kërkon dialog të hapur me qeverinë e re: Rënia e numrit të nxënësve dhe ikja e mësimdhënësve, shqetësuese

