LAJME

Kontrolle të përditshme në Vërmicë, Dogana: Në fokus siguria dhe lufta kundër kontrabandës

Kontrolle të përditshme në Vërmicë, Dogana: Në fokus siguria dhe lufta kundër kontrabandës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2026, 10:12

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë, zyrtarët doganorë janë çdo ditë në krye të detyrës, duke realizuar kontrolle të vazhdueshme për mbrojtjen e kufirit dhe parandalimin e hyrjeve të paligjshme, kontrabandës dhe shkeljeve të legjislacionit doganor.

Sipas Doganës, puna e përditshme përfshin kontrollin e automjeteve në hyrje dhe dalje nga Republika e Kosovës, si dhe kontrolle fizike të detajuara të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve, në përputhje me procedurat dhe vlerësimin e rrezikut.

Dogana thekson se këto kontrolle kanë për qëllim të sigurojnë respektimin e rregullave doganore, parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike e të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Tutje, thuhet se në kushte të zakonshme, pritjet për automjetet dhe kamionët janë rreth 3–5 minuta, ndërsa zyrtarët doganorë vazhdojnë të kryejnë kontrollet e nevojshme pa cenuar efikasitetin dhe rrjedhën e qarkullimit.

“Puna e zyrtarëve doganorë zhvillohet çdo ditë me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi, në funksion të një kufiri të sigurt dhe një qarkullimi të rregullt.” – thekson Dogana e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika