LAJME

Konfirmojnë nga LVV-ja: Do të dërgojmë ankesë në PZAP për vendimin e KQZ-së

Konfirmojnë nga LVV-ja: Do të dërgojmë ankesë në PZAP për vendimin e KQZ-së
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2021, 17:39

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme ka vendosur për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të njëjtit lidhur me këtë çështje pritet të dërgojnë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” drejtuesi i zyrës për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Po do të dërgojmë ankesë në PZAP, e kemi paralajmëruar edhe në komunikatë” tha shkurt Manxhuka.

Ndërkohë edhe dy subjektet e tjera të cilave nuk iu janë certifikuar kandidatët për deputetë, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dërguar ankesë në PZAP.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika