Home LAJME Komisioni Evropian jep miratimin për vaksinën e Pfizer/BioNTech për COVID-19

Komisioni Evropian jep miratimin për vaksinën e Pfizer/BioNTech për COVID-19

0
Komisioni Evropian jep miratimin për vaksinën e Pfizer/BioNTech për COVID-19

Komisioni Evropian ka dhënë të hënën miratimin për përdorimin e vaksinës ndaj COVID-19 të zhvilluar së bashku nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se numri i parë i vaksinave do të transportohen nga vendi i prodhimit në ditët në vijim për t’u shpërndarë në të gjithë BE-në.

“Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të filluar përfundimisht kthimin drejt një faqe të re ndaj COVID-19”, vuri në dukje ajo, duke shtuar se kjo vaksinë e parë është “një histori e vërtetë evropiane e suksesit”.

Vendet e Bashkimit Evropian duke përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Italinë kanë thënë se planifikojnë të fillojnë vaksinimet nga 27 dhjetor.

Kujtojmë se Agjencia Evropiane Barnave (EMA) ka rekomanduar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here