LAJME

Komandanti i FSK-së takoi të ngarkuarin me punë të Ambasadës gjermane

Komandanti i FSK-së takoi të ngarkuarin me punë të Ambasadës gjermane
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2026, 15:43

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, takoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjeneral Jashari e falënderoi Böttcher për kontributin e Republikës Federale të Gjermanisë në mbështetjen e treguar për Republikën e Kosovës, në veçanti për ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nga krijimi i saj.

FSK njofton se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet aktuale të FSK-së, prioritetet dhe nevojat, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen.

Gjithashtu diskutuan edhe për situatën aktuale të sigurisë dhe nevoja e bashkëpunimit dhe partneritetit në përballimin e sfidave të përbashkëta, njofton FSK.

“Në fund të takimit Gjeneral Jashari falënderoi z. Böttcher për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj. Poashtu të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika