- Reklama -

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me ekipin e tij, me ftesë të Komandantit të Gardës Kombëtare të Ajova (GKA), Gjeneralmajor Benjamin Corell, po qëndron në vizitë zyrtare në Ajova të SHBA-së.

Gjatë kësaj vizite, gjeneral Jashari fillimisht u prit nga gjenerali Corell dhe stafi i tij ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit për të ardhmen.

- Reklama -

Gjeneral Jashari më pas vizitoi ushtrimet dhe trajnimet që po realizohen në Kampin Dodge, ku po marrin pjesë edhe ekipe të FSK-së.

Gjatë vizitës në Institutin Regjional të Trajnimit në Ajova dhe në Kompaninë e 209-të të Mjekësisë, Gjeneral Jashari vëzhgoi pjesëtarët e FSK-së që po trajnohen për aftësitë e medikut në fushëbeteje dhe drillet e fushëbetejës.

Po ashtu gjatë ditës, gjeneral Jashari vizitoi kapacitet trajnuese të qëndrueshmërisë dhe mirëmbajtjes në Gardën Kombëtare të Ajovas.

Gjeneral Jashari do të vazhdojë vizitën nëpër njësi tjera të GKA ku do të prezantohen kapacitetet tjera ushtarake e gjithashtu do të vëzhgojë nga afër ushtrimin e sigurisë kibernetike që është duke u realizuar në Universitetin Shtetëror të Ajovas. Ky aktivitet zhvillohet njëkohësisht në mes FSK-së, Gardës Kombëtare të Ajovas, Universitetit të Prishtinës, dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Në njoftim thuhet se gjeneral Jashari do të vazhdojë vizitën në SHBA duke parë nga afër edhe ushtrime e stërvitje tjera ku janë duke marrë pjesë edhe pjesëtarë të FSK-së.

Ndër to do të përcillen edhe stërvitjet për zhvillimin e aftësive në fusha të ndryshme të manovrës luftarake që janë duke u realizuar në Kampin Atterbury në shtetin Indiana. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort