Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL–UÇK’së, Faton Klinaku, ka njoftuar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook se me datën 11 dhjetor do të konfirmohet aktakuza për Nasim Haradinajn.
Klinaku thotë se sipas avoaktit të Haradinajt, Bas Martens, aktakuza nga Specialja do t’i konfirmohet me datën 11 dhjetor, ndërsa me datën 15 dhjetor do të mbahet seanca gjyqësore, shkruan Express.





