Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se nesër do të mbajë stërvitje rutinore mbi qiellin e Kosovës.
KFOR-i nesër me ushtrime ajrore mbi qiellin e Kosovës

Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit midis anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it.
“KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti takohet me presidentin e Senatit të Francës, diskutohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Francë

Suhareka ndan 63 lopë për fermerët, vitin e ardhshëm planifikohen mbi 100 tjera

OVL-UÇK me kritika të ashpra ndaj Speciales: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

