KF Liria përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se është përforcuar edhe me qendërmbrojtësin Dardan Jashari.
Njoftimi i plotë:
Arrin përforcimi i radhës te Liria
Jashari vishet bardhezi
Dradan Jashari, qendërmbrojtësi korpulent, nënshkroi me Lirinë.
Me ardhjen e tij, Skuadra ka blinduar mbrojtjen.
Ai, ka bërë karrierë me Llapin, Ballkanin, Ferizajin e Malishevën.
Së fundi, në vjeshtë ishte pjesë e Flamurtarit.
” Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjed.Liria, është klub me traditë. Do të jap maksimumin për të arrit objektivin, kthimin në elitë”, tha Jashari, i lumtur për angazhimin në skuadrën e Lirisë.
” Ne, ende do të sjellim futbollistë.Jashari, është një nga objektivat që patëm.Ditët në vijim do të ketë risi tjera”, tha drejtori Enis Gashi.