Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 01:10 është ndalë njësia B2.Sipas KEK-ut, gjatë kësaj ndalese, që sipas tyre, do të jetë e shkurtër, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i rrjedhjeve të ujit që janë paraqitur në kaldajë.
KEK-u ndal punën në njësinë B2, shkak rrjedhja e ujit në kaldajë

“Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës. KEK, gjithashtu bënë me dije që ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë e nominuar nga njësia B2 për sot, datë 05.12.2024”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.Tutje, KEK-u tha se kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde në Prizren, një tjetër në arrati

Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë

Policia: Gjatë javëve të fundit pranuam informacione të shumta për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje

