Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë me Covid-19 janë infektuar 100 mijë e 655 persona. Prej tyre 2 mijë e 53 kanë vdekur, 80 mijë e 842 persona kanë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.
“Numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.053 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
Ndërkohë në Kosovë deri më tani kanë arritur vetëm 24 mijë doza të vaksinave, kurse masat e vendosura së fundmi nga Qeveria për kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të gastronomisë e shkollave, po vazhdojnë të kundërshtohen.
Ndërsa të hënën pritet të rihapet sektori i gastronomisë dhe fillimi i mësimit në shkolla./Front Online/