Një aeroport në Turqi së fundmi u përfshi në kaos pasi pilotët raportuan një objekt të paidentifikuar dhe të ndriçuar në qiell.
Fluturimet në aeroportin e Gaziantepit u pezulluan për rreth një orë si masë paraprake pas pamjes misterioze.
Bëhet e ditur se pilotët vunë re objektin e paidentifikuar dhe raportuan situatën në kullën e kontrollit.
Pavarësisht se objekti nuk u shfaq në radar, u spekulua se mund të ishte një dron i paautorizuar.
Pas hetimeve të plota nga njësitë e sigurisë, u arrit në përfundimin se objekti i parë nga pilotët mund të ishte një dron që po fluturonte pa leje.
Shërbimi normal rifilloi me aeroplanët që u lejuan sërish të ngriheshin dhe të ulen.
Ndërsa të apasionuarit pas UFO-ve përdorën rrjetet sociale për të diskutuar pamjen e raportuar.
“Betohem se e pashë këtë në aeroportin e San Franciskos disa javë më parë”, shkroi një përdorues.
“Pashë një objekt të çuditshëm të ndritshëm që kalonte mbi kodra (nga drejtimi i oqeanit) duke shkuar në lindje, në anën veriore të aeroportit dhe thjesht rrinte pezull atje. Unë isha në autostradë, kështu që nuk mund ta shikoja mirë, por pyesja veten se çfarë dreqin ishte. Pashë gjithashtu një objekt që fluturonte nga Oakland në San Francisko”, shtoi ai.
“Kontakti patjetër do të ndodhë para vitit 2027”, tha një tjetër.