LAJME

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shkurt 2025, 21:11

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe trajneri i njohur prizrenas, Avdi Karamani. Ai ishte një figurë e respektuar në qytetin e Prizrenit, i cili dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e sportit të boksit. Karamani ishte i njohur për pasionin dhe përkushtimin e tij ndaj boksit, duke trajnuar shumë talente dhe duke udhëhequr sportistë të suksesshëm.

Ndryshe, Avdi Karamani ka qenë pjesë e Klubit të Boksit “Prizreni”, ku ka trajnuar boksierë të njohur si Armend Xhoxhaj, Ensar Badalli, Drilon Thaqi dhe shumë të tjerë, duke lënë një ndikim të pashlyeshëm në karrierat e tyre.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 12:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika