Inspektori i Sigurisë nukleare dhe mbrojtje nga rrezatimi, Fadil Hasani ka dhënë dorëheqje nga pozita e inspektorit në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore në kuadër të Zyrës së kryeministrisë.
Front Online ka siguruar dokumentin ku ai lirohet nga detyra, pasi ka paraqitur dorëheqjen me shkrim.
Ndërsa, Front Online mëson si i njëjti ka dhënë dorëheqje për shkak të pakënaqësive, që ka pasur me pushtetin dhe i njëjti do të shkojë profesor në një universitet privat.
Ndryshe, Hasani ushtronte pozitën e inspektorit për Siguri Nukleare dhe Mbrojtje nga rrezatimi, pranë Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga rrezatimi dhe Siguria Nukleare e cila Agjenci funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit.
Hasani ishte zyrtari i parë i Kosovës nga kjo fushë që nga viti 2008./Front Online