Shkenca ka vërtetuar se konsumimi i çokollatës është jetike. Pas shumë vjetësh kërkimi, shkencëtarët nga Universiteti i Aberdinit në Skoci dolën në përfundimin se mund të shijojmë çokollatë çdo ditë. Ky zakon, argumentojnë ata, jo vetëm që nuk është i dëmshëm për shëndetin tonë, por në fakt, ka përfitime shumë të rëndësishme! Sipas të dhënave të publikuara nga shkencëtarët në revistën Heart, konsumi prej rreth 100 gr çokollatë çdo ditë ul rrezikun e infarkteve në zemër.
Vlen të theksohet se analiza tregoi se tek ata që hanë më shumë çokollatë, rreziku kardiovaskular zvogëlohet.





