Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur nga një formë e rëndë e Covid-19, pritet me gëzim dhe lehtësim.Por rikthimi më në fund në shtëpi, nuk përfaqëson për të gjithë rifillimin e një jete që është “fushë me lule”.Shpesh duhen muaj të tërë për një shërim të plotë fizik, dhe përvoja me këtë sëmundje, mund të lërë gjurmë në shëndetin mendor, punën dhe statusin financiar.
Një studim i Universitetit të Miçiganit, i botuar në “Annals of Internal Medicine”,ka në qendër të vëmendjes pikërisht “trashëgiminë”e përhapur, por shpesh të neglizhuar që lë pas Covid-19.Një përvojë testueseStudiuesit analizuan të dhënat për 1.250 pacientë me Covid që kishin dalë nga 38 spitale të ndryshme në Miçigan midis pranverës dhe verës së këtij vitit, gjatë fazës së parë të pandemisë. Fatmirësisht, gjatë muajve të fundit, mbijetesa e pacientëve me Covid-19 në spitale është përmirësuar, falë kujdesit spitalor në kohë dhe më të saktë.
Në 60 ditët pas kthimit në shtëpi, gati 7 për qind e pacientëve të monitoruar në studim vdiqën.Tek ata që kishin qenë shtruar në repartet e kujdesit intensiv, shkalla e vdekshmërisë në këtë periudhë ishte 10 për qind.Ende të dobët fizikisht
Ekipi arriti të kontaktojë me telefon 488 të shëruar nga infeksionit, që iu përgjigjën një interviste telefonike fokusuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore 2 muaj pasi ishin kthyen në shtëpi.Problemet që u zbuluan sugjerojnë se ndikimi i Covodi-19 shtrihet përtej spitalit dhe shumë përtej shëndetit, thotë Vinet Çopra, autori i parë i studimit.Më shumë se 39% e pacientëve të intervistuar, nuk i ishin rikthyer ende jetë së tyre të mëparshme. 12% e tyre thanë se nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për veten e tyre siç bënin më parë, 23% kishin akoma gulçim kur ngjisnin shkallët, dhe një e treta e pacientëve ende ankoheshin për simptoma të Covid-it (para së gjithash për rikthimin jo të plotë të nuhatjes dhe shijes).
Ndikimi ekonomik dhe psikologjik40% e atyre që punonin përpara se të sëmureshin, nuk ishin kthyer ende në punë, kryesisht për arsye shëndetësore. Por në disa raste sepse kishin e humbur punën. 26% e atyre që ishin kthyer, kishin zvogëluar orët për ta menaxhuar më mirë lodhjen.Më shumë se një e treta e të intervistuarve, ankoheshin mbi ndikimin që kishte pasur Covid mbi financat e tyre. 10% e të anketuarve, thanë se u kishin mbaruar kursimet për shkak të pasojave nga mungesa e punës, dhe 7% kursenin në ushqim, ngrohje, ilaçe dhe shpenzime shtëpiake për të vijuar ecjen përpara.Gati gjysma e atyre që u shëruan nga virusi raportuan pasoja të shëndetit mendor, dhe një përqindje e vogël (28 persona) kërkuan mbështetje psikologjike pas daljes nga spitali.Për çfarë popullate po flasimMosha mesatare e pacientëve ishte 62 vjeç. Thuajse 52% e tyre ishin afro-amerikanë, dhe 4% me origjinë hispanike. Mbi 14% e tyre nuk vuanin nga sëmundje kronike para se të mbërrinin në spital, dhe për shumë të tjerë e vetmja patologji e mëparshme ishte hipertensioni.Një e katërta e pacientëve kishin faktorë “klasikë” të rrezikut (diabet, probleme kardiovaskulare, sëmundje të veshkave). Duke i pasur parasysh këto premisa, të dhënat mbi shkallën e vdekshmërinë në repartet e kujdesit intensiv ishin çuditërisht të larta, por gati të barabarta me ato të regjistruara në të njëjtën periudhë në pjesë të tjera të botës. 63 për qind e atyre që ishin trajtuar në ato reparte, vdiqën në spital ose brenda 2 muajsh pas kthimit në shtëpi. /Bota.al