Njëri nga anëtarët më të votuar në Kuvendin e Prizrenit në zgjedhjet e 2017 nga radhët e PDK- së, Shkodran Kryeziu, nuk do të garoj për zgjedhjet e radhës së 17 tetorit. Një gjë të tillë ai e ka konfirmuar përmes një postimi në facebook. Postimi i plotë Të nderuar familjar, miq, bashkëpuntor dhe qytetar të nderuar të Prizrenit.
Siç e dini në tetor do të mbahen zgjedhjet lokale , pra jemi në prag të Fushatës Zgjedhore lokale , andaj ju njoftoj se në këto zgjedhje kam vendosur të mos jem kandidat për Kuvend të Komunës së Prizrenit.
Megjithatë do të angazhohem me tërë qenien time për ta ndihmuar Partinë Demokratike të Kosovës, si dhe kandidatët e saj në zgjedhjet lokale të tetorit.
Ju premtoj se me të gjitha fuqitë dhe angazhimet e mija do t’i qendroj besnik në çdo kohë Partisë Demokratike të Kosovës.
Me respekt!
Shkodran Kryezi