LAJME

Ish-gjyqtari i EULEX-it kritikon keq BE-në pasi tha se ka “status neutral” ndaj Kosovës

Ish-gjyqtari i EULEX-it kritikon keq BE-në pasi tha se ka “status neutral” ndaj Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2021, 18:19

Bashkimi Evropian ka status neutral për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Ky ishte arsyetimi që përdori BE kur e arsyetoi çështjen e hartës skandaloze që emisari i dialogut Miroslav Lajçak mban në zyrën e tij, e ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

E një gjë e tillë i ka rënë në vesh edhe ish-gjyqtari të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Ai në një postim në Tëitter, ka pyetur se a është e mundur për një organizatë si BE që të ketë një status neutral.

Simmons ka thënë se një gjë e tillë sugjeron që BE mund të mbështesë një rezultat që nuk është në interesin e shteteve anëtare të saj.

“A është e mundur që një organizatë si BE të jetë ‘status neutrale’? Të jesh ‘neutral ndaj statusit’ sugjeron që BE mund të mbështesë një rezultat që nuk është në interesin e Shteteve Anëtare. A është ky një realitet?”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/SimmonsJudge/status/1365036509129277453?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1365036509129277453%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Ndryshe, Simmons pritet të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës për shkeljet që EULEX-i kishte bërë gjatë misionit të tij për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ai kishte parashtuar një kërkesë për raportim, mirëpo rënia e qeverisë ka shtyer raportimin e tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika