- Reklama -

Ish-gjykatësi EULEX, Simmons: Është koha t’i thoni BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”

Ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons ka këshilluar shtetin e Kosovës që të dalë me deklarata më të ashpra dhe më të drejtpërdrejta në drejtim të Bashkimit Evropian, lidhur me mos-liberalizimin e vizave.

Përmes një reagimi të bërë në Twitter, Simmons deklaroi se është koha që Kosova t’i thotë Bashkimit Evropian se “jemi lodhur me lojërat e juaja”.

- Reklama -

Simmons shtoi se BE-së i duhet thënë se jemi lodhur me lojërat.

“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e Bashkimit Evropian”, shkroi ai , transmeton lajmi.net.

Ndonëse nga BE-ja shpesh herë u theksua se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, ende nuk është marrë vendim që kosovarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë pa viza.

Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, pati folur disa herë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Madje për këtë ai kishte kërkuar të raportonte edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit./Lajmi.net

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort