Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se cilat ishin arsyet që e çoi atë në prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në kohë pandemie, kur të gjithë njerëzit po mundoheshin të qëndronin brenda, pa takime apo diçka të ngjashme.
Në intervistë me Çim Pepën, Mustafa tregoi dy arsyet që e quan deri në prishje të këtij koalicionit.
“Kanë qenë dy arsye themelore që neve na kanë shtyrë të marrin një vendim të tillë, së pari patëm një periudhë të gjatë kohore që biseduam me Kurtin lidhur me relacionet që kemi pasur atëherë me Amerikën, ka pas kërcënime nga SHBA-të se do të marrin masa të njëanshme karshi Kosovës nëse ne nuk heqim taksën.Kishte paralajmërime se mund të tërhiqen edhe trupat amerikane nëse ne nuk shfaqim paqe në Ballkan, pra pas tërheqjes së taksës 100%.Askush nga Shtëpia e Bardhë s’ka dalur të kundërshtojë atë që një senator po e thotë, pra që s’është politikë e departamenti të shtetit.Nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite Grenell, por gjithmonë ka përcjellur opinionet e zyrtarëve të lartë, ne pastaj këtë ia kemi dërguar edhe Parlamentit Evropian, për shkak të studimeve që më pas janë bërë karshi lajmeve të rreme, pasi kjo s’ka qenë nga LDK, por ishte diçka nga zyrtarët e lartë të Amerikës, që s’kemi mundur ti mohojmë apo pohojmë por i kemi marrë si të tilla.Mendoj se janë të dyja, e kam paralajmëruar z.Kurtin se në qoftë se ne nuk ndërmarrim diçka që të sanojmë apo mbajmë në rregull raportet me SHBA-të, atëherë ne do të tërhiqemi pasi që ta kalojë pandemia pra nga koalicioni, këtë e kam paralajmëruar para largimit të z.Veliut, pasi rrezikoheshim që të hyjmë në një qorrsokak me SHBA-të. Vetëm pra i kam kthyer sms-in, s’i kam kërkuar takim sepse i kam sqaruar se nuk ishte veprim i duhur në bazë të marrëveshjes të cilën ne patëm lidhur.Pra një javë apo 10 ditë pasi e kam paralajmëruar Kurtin, ai në mënyrë të njëanshme ka shkarkuar Veliun nga pozita e ministrit dhe më ka lajmëruar në orët e vona se e ka shkarkuar dhe mbetet tek ju vetëm të jepni zëvendësimit dhe unë i kam thënë se s’është kjo marrëveshje e koalicionit.Prej atij rasti s’ka pas mundësi bashkëpunimi më”, tha Mustafa.





