Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar reshje të shumta të shiut, të cilat në disa zona mund të shkaktojnë edhe vërshime të shpejta, nga fundjava, sidomos më 4 dhe 5 tetor.
Reshje të shumta, sipas IHMK-së, janë parashikuar në tërë rajonin e si pasojë edhe përmbytje të mundshme në disa vende. Por përmbytje të tilla nuk parashihet të ketë në Kosovë për shkak të thatësisë së lumenjve.
“Sipas parashikimit të motit dhe prognozave hidrologjike për datë 04 dhe 05.10.2024, ku edhe vendi ynë e sidomos pjesa perëndimore dhe jugore, do të përfshihen nga reshjet e shiut, të cilat në disa zona mund të jenë me intensitet më të lartë të cilat mund të shkaktojnë “vërshime të shpejta”. Sidomos lumenjtë me karakter malor, por nuk parashihet të ketë përmbytje lumore” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.