- Reklama -

Inspektorati i Punës identifikon 47 raste të shkeljeve të vendimit të MSh-së për kufizimin e orarit të punës

Nga data 13 korrik deri më sot, më 19 korrik, Inspektorati Qendror i Punës ka evidentuar gjithsej 47 raste të mosrespektimit të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga subjektet juridike.

Evidentimi është bërë si rezultat i kontrolleve të inspektorëve të punës dhe sinjalizimeve nga punëtorët dhe qytetarët.

- Reklama -

Në këto 47 raste do të shqiptohen gjoba ndëshkimore ndaj subjekteve juridike përkatëse.

“Në ditën e parë pas hyrjes në fuqi të vendimit, më 13 korrik, janë evidentuar 28 raste të mosrespektimit, ndërsa në ditët në vijim ka pasur një rënie të numrit të rasteve të tilla”, njofton kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi.

Kjo rënie vjen si rezultat i njoftimit masiv të subjekteve juridike me vendimin e MSH dhe vetëdijesimit të tyre për respektimin e këtij vendimi.

Për shembull, më 18 korrik, IQP nuk ka evidentuar asnjë rast të mosrespektimit të vendimit të MSH nga subjektet juridike.

Kjo tregon se vendimi i MSH-së në përgjithësi ka gjetur zbatim nga subjektet juridike në Republikën e Kosovës.

Nikçi ka deklaruar se Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e këtij vendimi për të siguruar që të gjitha subjektet juridike të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort