- Reklama -

Insektet ujore, dëshmi e biodiversitetit të pasur dhe të brishtë të Kosovës

Njëri prej hulumtimeve të publikuara gjatë këtij viti nga organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka hedhur dritë mbi një aspekt më pak të njohur të pasurisë natyrore të Kosovës përkatësisht insektet ujore, të cilat luajnë një rol jetik në ruajtjen e ekuilibrave ekologjikë dhe në vlerësimin e shëndetit të ekosistemeve ujore.

Gjetjet e bazuara në hulumtimet e detajuara në terren, sjellin prova të reja për praninë e specieve të rralla dhe endemike në disa nga zonat e pasura me biodiversitet të vendit, duke vënë në pah se shumë nga këto specie janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës, ndotjes dhe ndryshimeve në rrjedhën e ujit, me ç’rast i bën tregues të vlefshëm të cilësisë së mjedisit.

- Reklama -

Sipas raportit “Biodiversiteti – Hulumtime në Terren” (https://tinyurl.com/4c27uhnf), insektet ujore si larvat e Drusus sharrensis, Notidobia vaillanti, Rhyacophila sarplana, Rhyacophila obtusa dhe Chaetopteryx stankovici jetojnë në burime të ftohta, të pastra dhe me kushte të qëndrueshme ekologjike. Këto specie kanë tolerancë shumë të ngushtë termike, pra një ndryshim i vogël në temperaturë apo cilësi të ujit mund të ndikojë ndjeshëm në mbijetesën e tyre.

Pikërisht për këtë arsye, biologët i quajnë “bioindikatorë”, sepse prania ose mungesa e tyre tregon shumë për shëndetin e një lumi, përroi apo ligatine. Nëse këto specie ndodhen në një zonë, kjo është shenjë se uji është i pastër dhe ekosistemi funksionon mirë; në të kundërtën, zhdukja e tyre është alarm për degradim mjedisor.

Hulumtimi i EC Ma Ndryshe ka përfshirë zona të mbrojtura dhe të pambrojtura, me fokus në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit dhe peizazhin përreth, duke përfshirë sistemet kryesore të lumenjve si Drini i Bardhë, Lumbardhi i Prizrenit dhe Toplluha, në afërsi të vendbanimeve të Prizrenit dhe Suharekës, duke bërë të mundur një krahasim të drejtpërdrejtë të ndikimit që mbrojtja ligjore dhe menaxhimi i kujdesshëm kanë në ruajtjen e biodiversitetit.

Rezultatet tregojnë qartë se zonat e mbrojtura, ku ndërhyrjet njerëzore janë më të kufizuara, ruajnë një diversitet më të lartë të insekteve ujore dhe një strukturë më të qëndrueshme ekologjike.

Madje Malet e Sharrit, përbëjnë hapësira kyçe ku ende gjenden shumë specie specialiste të insekteve ujore dhe sipas hulumtimit këto organizma janë të përshtatur me kushte të veçanta ekologjike: ujëra të ftohta, të pastra dhe të pasura me oksigjen, shpesh të shoqëruara me bimësi bregore të qëndrueshme dhe me pak ndërhyrje njerëzore.

Megjithatë, sipas hulumtimit, ndryshimet klimatike po i transformojnë me shpejtësi këto habitate, duke shkaktuar rritje të temperaturës së ujit, ndryshime në sezonalitet dhe në regjimet e rrjedhës, çka çon drejt tkurrjes së habitateve të përshtatshme për këto specie specialiste.

Përtej kësaj, hulumtimi vë në pah se ka gjithnjë e më shumë dëshmi se disa specie po fillojnë të zhvendosin shtrirjen e tyre, duke kërkuar habitate të reja të qëndrueshme përballë ndryshimeve mjedisore. Kjo nënvizon nevojën urgjente për monitorim afatgjatë, në mënyrë që të kuptohen këto lëvizje dhe të parashikohet humbja apo transformimi i biodiversitetit para se të bëhet i pakthyeshëm.

Pos kësaj, zonat e mbrojtura shërbejnë si modele ekologjike referuese. Habitatet e tyre relativisht të pacenuara sipas hulumtimit ofrojnë kushte krahasimore që mund të udhëheqin strategjitë e restaurimit në zona të degraduara. Duke vëzhguar se cilat kushte mbështesin taksonët specialistë, fitohet një kuptim më i qartë mbi llojet e habitateve që duhet të restaurohen edhe në zona të tjera, veçanërisht aty ku ekzistojnë potenciale të ngjashme ekologjike.

Në këtë kontekst, hulumtimi thekson rolet e pazëvendësueshme që luajnë ligatinat, përrenjtë dhe pyjet riparianë (pyjet që rriten përgjatë brigjeve të lumenjve) në ruajtjen e jetës së insekteve ujore dhe të gjithë zinxhirit ushqimor që varet prej tyre duke përfshirë peshqit, shpendët dhe gjitarët e vegjël.

Një nga gjetjet më të veçanta të raportit është identifikimi i species Limnephilus extricatus, një regjistrim i ri për faunën e Kosovës. Kjo specie, e njohur për preferencën e saj për ujëra të qeta dhe të pastra, nuk ishte dokumentuar më parë në territorin e vendit.

Sipas ekspertëve të përfshirë në studim, ky zbulim është një dëshmi e fortë se biodiversiteti i ujërave të ëmbla në Kosovë mbetet ende i pa dokumentuar plotësisht. Gjetje të tilla nxjerrin në pah domosdoshmërinë e vazhdimit të hulumtimeve shkencore, monitorimit afatgjatë dhe rritjes së kapaciteteve taksonomike  për të identifikuar edhe speciet e tjera të fshehta që mund të jetojnë në këto habitate.

Megjithatë raporti vëren se ndryshimet klimatike, shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve ujore, ndotja nga aktivitetet bujqësore dhe urbane janë ndër faktorët kryesorë që rrezikojnë ekosistemet ujore.

Rënia e cilësisë së ujit dhe humbja e habitateve ndikojnë drejtpërdrejt në speciet e ndjeshme, të cilat shpesh nuk kanë aftësi të përshtaten me ndryshimet e shpejta mjedisore.

Në shumë raste, këto pasoja kalojnë pa u vënë re, pasi insektet ujore janë pak të njohura për publikun. Megjithatë, zhdukja e tyre do të sillte efekte zinxhir në gjithë ekosistemin, duke ndikuar edhe në cilësinë e ujit që përdorin komunitetet lokale.

Autorët e raportit theksojnë se ruajtja e biodiversitetit kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve, komuniteteve lokale dhe ekspertëve mjedisorë. Ata sugjerojnë që monitorimi i insekteve ujore të bëhet pjesë e programeve të rregullta të vlerësimit të cilësisë së ujërave, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Përveç kësaj, është e nevojshme të:

-forcohet mbrojtja ligjore e habitateve ujore dhe pyjeve riparianë;

-zbatohet kontroll më i rreptë ndaj ndotjes nga ujërat e zeza dhe mbetjet urbane;

-krijohen programe edukative dhe ndërgjegjësuese për shkolla dhe komunitete, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë rëndësinë e biodiversitetit ujor;

-inkurajohen studime të reja shkencore dhe bashkëpunime me universitete e institucione kërkimore për dokumentimin e mëtejshëm të faunës.

Ky raport i EC Ma Ndryshe është një kujtesë se bota e gjallë nën sipërfaqen e ujit mbetet pothuajse e padukshme, por jetike për mirëqenien tonë. Insektet ujore, edhe pse shpesh të vogla e të pavërejtura, janë roje të natyrës që na tregojnë në heshtje se si po sillet njeriu me mjedisin.

Kujdesi ndaj ligatinave, lumenjve dhe burimeve të ftohta nuk është vetëm çështje mjedisore por një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e komuniteteve tona.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort