Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar vërshime edhe për ditët në vijim.
IHMK-ja paralajmëron vërshime edhe në ditët në vijim

Bashkim Kastrati nga Sektori i Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike në IHMK, ka thënë se situata me vërshime pritet të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj sipas tij edhe lumenjtë do të kenë ngritje graduale.
“Si pasojë e reshjeve të shiut të cilat kanë filluar nga pas dita e datës 29/01/2021, të cilat përfshinë pjesën më të madhe të vendit, nëpër disa zona kanë shkaktuar përmbytje. Kësaj situate i ka kontribuar ngritja e temperaturave ku si pasojë ka ardhur deri te shkrirja e shpejtë e borës, sidomos nëpër viset kodrinore dhe malore, duke shkaktuar organizimin e shpejt të rrjedhave ujore dhe paraqitje të vërshimeve të shpejta. Kjo situatë pritet të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj lumenjtë do të kenë ngritje graduale. Përkundër situatës së vështirësuar, nuk planifikohet që situata të jetë e tillë siç ishte para 2 jave, kur kishim përmbytje masive”, ka thënë ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Thaçi nga Haga për Specialen: Zgjodhëm të keqen më të vogël për Kosovën – sot po paguaj çmimin në lëkurën time

Në Zatriq të Rahovecit inaugurohet Parku i Erës me kapacitet prej 70 MW

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Eko Regjion, aktakuzë ndaj tre personave

