Policia e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se janë identifikuar personat e moshuar të cilet kishin marrë 1050 euro të cilat i kishin rënë në tokë një viktime, dhe pastaj çifti është larguar nga vendi , vepra ka ndodhur në qendrën tregtare.
“Me datë 27 Tetor 2022 kemi publikuar për media fotografin e një çifti, për të cilin dyshohej se kanë kryer veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj” , konkretisht dyshohej se një grua i ka marrë 1050 euro të cilat i kanë rënë në tokë një viktime, dhe pastaj çifti është larguar nga vendi , vepra ka ndodhur në qendrën tregtare “Elkos“ në Prizren me datë 19/04.2022.
Menjëherë pas publikimit në media vetë e dyshuar është lajmëruar në Stacionin Policor Prizren dhe është intervistuar lidhur me rastin, ajo e ka pranuar se i ka marrë parat dhe se ka thënë të njëjtat do ti kthen.
Falënderojmë të gjitha mediat që e kanë publikuar kërkesën e policisë e cila ka rezultuar me sukses, thuhet në njoftim.