LAJME

Ia dha policit 50 euro “për kafe”, arrestohet një person në Vërmicë

Ia dha policit 50 euro “për kafe”, arrestohet një person në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Dhjetor 2020, 13:33

Një rast i pazakont ka ndodhur të shtunën me datë 19.12.2020, rreth orës 05:45, në pikën kufitare në Vërmicë, ku raportohet për një person të arrestuar për dhënie të ryshfetit një zyrtarit policor.

“Më, 19.12.2020 rreth orës 05:45, në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK)-Hyrje nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur: R.T., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili në dokumente që ua prezanton policisë kufitare, kishte futur 50 (pesëdhjetë) euro. Zyrtari policor kërkon të dijë pse janë këto të holla në dokumente dhe i dyshuari kërkon të mos i regjistrohet në hyrje prindi i tij D.T., kurse paratë janë ‘për nga një kafe’. Gjatë kontrollit në sistem, policia vëren se D.T., kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar për në stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë.

“I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor PKK Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është iniciuar rasti ‘dhënia e ryshfetit’. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, kurse pasaporta dhe kartëmonedha prej 50 euro, janë konfiskuar. I dyshuari është urdhëruar që më, 21.12.2020, të paraqitet në Prokurorinë e Prizrenit”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika