Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse.
Fillimisht u raportua se e kërcënuara ishte drejtoresha e shkollës. Megjithatë, ajo ka deklaruar për Klankosova.tv se ky informacion nuk është i saktë, duke sqaruar se personi i kanosur nuk ishte ajo, por një mësimdhënëse e shkollës.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ankesa është pranuar më 1 korrik 2026.
I dyshuari është intervistuar, ndërkaq me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Kanosje” si dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas burimeve, dyshohet se rasti ka nisur pasi që prindi ka qenë i pakënaqur me notat e fëmijës së tij dhe më pas dyshohet se e ka kanosur mësimdhënësen./klankosova/