LAJME

I jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit

I jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2021, 14:20

I është dhënë lamtumira e fundit Albert Krasniqit, i riu që humbi jetën pas të shtënës me armë që mori nga babai i tij, biznesmeni Skender Krasniqi.

Alberti, djali i madh i familjes së Skender Krasniqit vdiq mbrëmë pasi nuk arriti t’i bëjë ballë plagës së marrë nga arma e zjarrit e cila ishte në pronësi të prindit.

Familjarë e miq të shumtë të tij u mblodhën sot t’i japin lamtumirën e fundit Albertit, i cili sot u përkujtua nga shumë prej tyre përmes rrjeteve sociale.

Albert Krasnqi njihej si djal shumë i shoqërueshëm, por që pati edhe disa përballje me instancat ligjore, për raste të ndryshme.

Nga martesa që pati me Besa Gashin, Krasniqi la pas vetes një vajzë të cilës edhe i kushtoi publikimin e fundit që kishte bërë dje para se të humbte jetën.

Pas rastit që ndodhi mbrëmë, ishte pikërisht Skender Krasniqi ai që njoftoi menjëherë policinë duke u thënë “Ejani se e vrava djalin”.

Pas arritjes në vendin e ngjarjes dhe verifikimit të rastit, policia arrestoi edhe personin e dyshimtë në këtë rast, ku më pas u dërgua në paraburgim për 24 orë, deri në vendimin e radhës nga organet e drejtësisë./FrontOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika