Gjendja e dy personave që u plagosën nga një zyrtar policor në fshatin Glloboqicë të Dragashit është stabile.Këtë e ka konfirmuar për KlanKosovën mjeku kujdestar në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti, ku edhe të plagosurit janë duke u trajtuar.
I gjuajti me armë zyrtari policor, kjo është gjendja e të plagosurve në Dragash

“Rreth orës 17:40 në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë pranuar dy të plagosur me armë zjarri. Pasi janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Emergjencë pacientët në konsultim me kirurgun kujdestar, përkatësisht ortopedin, janë pranuar për tretman të mëtutjeshëm në spital. Trajtimi i tyre ende vazhdon në repartet përkatëse”.
“Njëri prej pacientëve i ka plagët në regjionin e barkut, derisa tjetri në regjionin e kofshës së djathtë”.Ai ka konfirmuar se të dy të plagosurit i janë nënshtruar operimeve dhe tani janë në gjendje stabile.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

