Hezitimi fillestar në popullatë për të bërë apo jo vaksinën kundër COVID-it, po kthehet me shpejtësi në një rendje pas vaksinave të disponueshme.Në këtë përfundim arrin një anketë e re nga firma Ipsos MORI, e cila analizon prirjet në treg the popullatë. Rezultatet u publikuan në hapje të Forumit Ekonomik Global të Davosit që këtë radhë po zhvillohet përmes lidhjes elektronike për shkakt të pandemisë:Anketa tregon se suksesi fillestar i vaksinës ka forcuar besimin e popullatës për të bërë vaksinën.
Pas anketimit të pjesëmarrësve nga 15 vende, rezulton se është rritur përqindja e atyre që janë të gatshëm të imunizohen menjëherë nëse ka vaksina për ta.“Që nga dhjetori kur filluan programet e vaksinimit, kemi vërejtur se një numër më i madh njerëzish janë të gatshëm të vaksinohen,” thotë Ben Page, shef ekzekutiv i firmës.Sipas anketuesve, njerëzit ndjehen më të sigurtë pasi nuk ka pasur deri tani probleme gjatë vaksinimeve të para:
“Nuk ka pasur raportime për efekte anësore në masë; po shohim një rritje të ndjeshme të përqindjes së personave të gatshëm për vaksinim,” thotë zoti Page.
Nga të 15 vendet në anketë pjesëmarrësit në Brazil, Britani dhe Kinë janë më të gatshëm për vaksinim.Më të rezervuar janë pjesëmarrësit nga Rusia, Afrika e Jugut dhe Franca.“Pa diskutim, ende ka dallime të mëdha rajonale e kombëtare në përqindjet e atyre që shprehin gatishmëri për t’u vaksinuar, në vende si Franca dhe Rusia ku përqindja është shumë, shumë e ulët,” thotë zoti Page.Anketuesit besojnë se media sociale ka luajtur rol në shtimin e skepticizmit fillestar ndaj vaksinës:“Për dikë që është i shqetësuar për vaksinën apo dëgjon teori konspirative, kemi zbuluar se një përqindje më e lartë e këtyre personave përdorin platforma si YouTube apo Facebook si burim lajmesh. Pra shfaqet një lidhje e fortë shkak-pasojë mes këtyre problemeve të ushqyera nga teori konspirative dhe përdorimit intensiv të medias sociale”.Zoti Page thotë se rënia e besimit tek autoritetet dhe shtimi i skepticizmit tek raportimet e medias që ekzistonin që para pandemisë, krijuan probleme besimi edhe për fushatën e vaksinimeve, shkruan voa.Megjithatë, thotë zyrtari i firmës Ipsos MORI, që nga dhjetori përqindja ka qenë në rritje.Anketa bazohet në përgjigjet e dhëna nga 9,348 pjesëmarrës të moshës 16-74 vjeë, nga 15 vende të ndryshme.