LAJME

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e parave në kompleksin e Teqesë së Madhe në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e parave në kompleksin e Teqesë së Madhe në Gjakovë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Qershor 2023, 07:33

Është arrestuar personi që dyshohet se ka vjedhur para e stoli nga kompleksi i Teqesë së Madhe të Gjakovës më 22 maj.

Kujtojmë se një person mëngjesin e 22 majit ka raportuar në Policinë e Kosovës se në shtëpinë e tij në Gjakovë, i është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave dhe disa stoli të arit.

“Më 22 maj në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se person-a të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën ‘Mazllum Lakuci’ në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhej në raportin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika