Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, me të cilët njofton se vazhduan koordinimin për reformat në fushën e mbrojtjes sociale dhe hapat e radhës në zbatimin e projektit SAS.
Hoti priti në takim përfaqësues të Bankës Botërore, diskutuan Projektligjin për Asistencën Sociale

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimit ishte Projektligji për Asistencën Sociale, i cili synon të eliminojë diskriminimet që kanë prekur familjet që janë vërtetë në nevojë, të parandalojë keqpërdorimet e skemës dhe njëkohësisht, të krijojë mundësi që përfituesit e aftë për punë të integrohen në tregun e punës përmes programeve të punësimit, aftësimit profesional dhe trajnimeve.
“E falënderova Bankën Botërore për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e reformave që po ndërtojnë një sistem më të drejtë, më efikas dhe më të qëndrueshëm të mbrojtjes sociale në Republikën e Kosovës.” – theksoi ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të Qeverisë

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Gërvalla kërkon hetim të plotë nga institucionet përgjegjëse për rastin e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë

